Home ShowBiz Fjoralba Pona...

Fjoralba Ponari flet për problemet me peshën

250
0

Fjoralba Ponari ka folur së fundmi për problemet me peshën që ka pasur dikur. Moderatorja sot duket në super dormë, por më parë i është dashur të mbajë dietë për të ruajtur linjat trupore.

Gjatë një bisede virtuale të zhvilluar me ndjekësit mbrëmjen e djeshme, këngëtarja u pyet: “Si u dobësove o goce, sa kilogramë ishe?”.

“Kam qenë 70 kilogramë, shkova 50 (por dukesha dhe ndihesha jo mirë), tani jam 56 plus minus 2 kilogramë, në varësi të stresit dhe ngarkesës në punë!

Për t’u dobësuar haja vakte çdo tre orë, por me porcione të vogla!

Omëletë të pjekur me perime në mëngjes (2 të bardha, 1 të verdhë/ speca/ karotë/ djathë).
1 frut të stinës para dreke.
Sallatë sipas dëshirës dhe supë/ peshk në drekë.
1 frut sipas dëshirës mbasdite
Kos/ qumësht me tërshërë në darkë
Çaj jeshil para gjumit. Konsumoja 2,5 deri në 3 litra ujë gjatë ditës!”

Së fundmi, moderatorja ka marrë shumë mesazhe dhe kritika nga ndjekësit për marrëdhënien që ka me Françeskon, partnerin e saj. Sportisti i xhudos nukë shtë i njohur për publikun e nisur nga kjo një ndjekëse i shkroi Fjoralbës: “Unë mendoj që një vajzë ekrani me një djalë të thjeshtë që s’do të ekspozohet, nuk shkojnë. Më mirë të ndahen”.

“Ne, të zotët e punës, mendojmë ndryshe… Ti pse sqetësohesh? Askush nuk të pyeti”, iu përgjigj Ponari.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit