Home Aktualitet Flamur Noka k...

Flamur Noka kallëzon në SPAK kryebashkiaken e Roskovecit: Ka kërcënuar administratën

67
0

Deputeti Flamur Noka i grupit të Berishës në PD, këtë të martë ka kallëzuar penalisht në SPAK kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufin. Sipas Nokës kallëzimi është bërë për dy vepra penale nga ana e Bufit, “Shpërdorim detyre” dhe “Kanosje apo dhunim ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

Në kallëzim thuhet se kryebashkiakia ka kryer me dashje dhe personalisht gjatë fushatës zgjedhore shkelje të rënda kundër punonjësve të administratës publike për t’i penguar ata të votojnë lirisht, shkelje si kërcënime, presione dhe shantazhe.

Noka kërkon nga SPAK, ‘regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetases së kallëzuar, kryetares në detyrë të bashkisë Roskovec, Majlinda Bufit.

 

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit