Home Aktualitet Flasin banorë...

Flasin banorët e zonës ku ndodhi shpërthimi në Lushnjë: Na u duk si tërmet

102
0

Banorë të një banese e cila ndodhet mjaft afër vendit të shpërthimit të ndodhur dje në qytetin e Lushnjës kanë treguar se si e kanë përjetuar ata ngjarjen.

Në një deklaratë për mediat teksa flasin për dëmet e shumta materiale në banesë, ata thonë që familjarët e tyre I ka ruajtur zoti.

“Na u duk si tërmet. U ktheva urgjent se më thanë që kishte ndodhur diçka e keqe, kur erdha i gjeta njerëzit jashtë, xhama kudo, hekurat të hedhur gjithandej, me këtë gjendje që është shtëpia mund të kisha gjetur njerëz të vrarë, i ka ruajtur zoti”, thotë ai mes lotësh.

Si pasojë e shpërthimit të gjithë familjarët kanë mbetur të shokuar ndërsa kaluan edhe natën jashtë ambientit të shtëpisë.

Një shpërthim i fuqishëm tronditi pasditen e djeshme qytetin e Lushnjës, ku për pasojë 2 persona babë e bir humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0