Home Aktualitet Flet bashkësh...

Flet bashkëshorti i 49-vjeçares që grabiti paratë e zyrtares së kryeministrisë: Ajo ka bashkëpunuar me dikë, djali nuk ka faj

126
0

Spartak Dobi, bashkëshorti i Rozeta Dobit ka folur për arrestimin e saj dhe djalit të tyre pasi akuzohen se kanë grabitur banesën e zyrtares së kryeministrisë, Alda Klosi.

Ai shprehet se djali nuk ka gisht në këtë grabitje dhe për këtë bën fajtor vetëm bashkëshorten. Sipas tij ajo ka bashkëpunuar me dikë tjetër.

“Nuk kisha dijeni për vjedhje. Punonte si pastruese nëpër shtëpia. Kishte 13 vjet që punonte. Nuk e di ku ka punuar. Te kjo gruaja njëherë e kam takuar dhe më tha jam shoqja e Rozës. Kaq ka qenë biseda me të. Nuk e mban mend. Po ta dija do shkoja ta denoncoja vetë do thoja kam kaq lekë atje në shtëpi hajde merreni. Ishte ora shtatë e gjysmë kur erdhi policia.

Djali ishte arrestuar gabimisht. Ata bënë punën e vet, kontrolluan ikën. Nuk gjetën gjë atë natë. Ai atë natë nuk u gjet asnjë lekë. Ajo ka bashkëpunuar me dikë. Paratë u gjetën natën e dytë. Aty i kishte fshehur paratë te tubi i aspirimit. Isha me policinë këtu. Isha edhe unë. Më thanë a ke dijeni. Ai shefi tha nuk ka dijeni, e njoh unë. Ka punuar 30 vjet me ne.

Nuk më bënë intervistë. Nuk u mungonte gjë. Gruaja merrte 1 mln lekë si pastruese, unë kisha pension të madh. Punonte në disa banesa. Për djalin më vjen keq sepse ai është i drejtë. Ai është përdorur nga bashkëshortja ose nga ai maskarai që ka pasur paret. Ajo është bërë për fshehje që të shpëtoj unë ty. Edhe makina ime është e shtrenjtë. Jam dënuar me burg në kohën e Enverit sepse shava Enverin. Njërën makinë ia kam blerë unë djalit. Dy të tjerat i ka blerë vetë. Ai nuk ka dalë atje. Ti nuk e ke kap. I kërkoj shtetit shqiptar duke qenë se kam vuajtur vetë, që djalin të ma lirojnë me burg me kusht. Shkuam dje, isha unë.

Djali nuk folte. I kishte rënë çimentos i ishte çarë balli se i vjet inat që nuk e mori nëna e vet përsipër që e ka bërë ajo. Bashkëshortja i ka fshehur paratë. Djali nuk ka pasur dijeni fare. Të gjitha paratë te një banesë i ka marrë. Te ajop banesa që bën qejf, ikën nëpër kampe e dete. Paguan tjetër kush për të, nuk e kanë thirrur njëherë në prokurori. Ajo nuk më foli dje, ajo nuk i flet djalit të vet”, deklaroi ai në një intervistë për News24.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit