Home Sporti Fluminense fi...

Fluminense fiton Copa Libertadores, kapiteni i ekipit brazilian: Më shijoi shpulla nga Fabra!

48
0

Fluminense fitoi për herë të parë në histori Copa Libertadores, kompeticion në të cilin kishte arritur deri në finale në vitin 2008.

Skuadra braziliane, ku luajnë emra të njohur si Marcelo  apo Felipe Melo, mposhti 2-1 në stadiumin mitik “Maracana” të Rio de Janeiros rivalen argjentinase Boca Juniors, skuadra e dytë që që ka triumfuar më shumë në këtë kompeticion.

Koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1, teksa në 99-tën John Kennedy realizoi golin e fitores për skuadrën e drejtuar nga Fernando Diniz. Kennedy u largua me karton të kuq dy minuta pas golit, ndërkohë që forcat u barazuan në fushë në 105+7’. Moment kur Frank Fabra, goditi me shpullë Ninon, kapitenin e Fluminenses.

“Emocione të veçanta për mua, sepse kisha vetëm një javë që stërvitesha për këtë finale. Ishte një ndeshje e paparashikueshme. Kennedy shënoi dhe më pas u largua me të kuq. Falë Zotit lojtari i Bocas më gjuajti me shpullë dhe u largua edhe ai me të kuq. Festova pafund kur mori të kuqin”, deklaroi qendërmbrojtësi i Fluminenses.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit