Home Sporti Formacioni më...

Formacioni më i mirë me blerjet e verës në Premier League

19
0

Merkato e kësaj vere ishte e rëndësishme për klubet e Premier League që ishin shumë aktive. Manchester United mbi të gjithë arriti që të bënte afrime që mund t’i shërbejnë për ta kthyer në pretendente për titullin kampion, që mungon prej shumë vitesh.

“The Sun” ka përpiluar një formacion me afrimet më të mira në Premier League, në vendosjen 3-4-2-1. Në portë është Areola, i cili vjen nga huazimi nga PSG. Në mbrojtje spikat mbi të gjithë Varane, i cili vendosi të largohej nga Reali për t’ju bashkuar United.

Në mesfushë ylli i merkatos është padyshim Grealish, i cili ju bashkua për një shifër rekord skuadrës së Manchester City-it. Pak para tij është Cristiano Ronaldo dhe Jadon Sancho, të cilët kanë përforcuar së tepërmi United. Si qendërsulmues ndërkohë Lukaku mund të cilësohet si lëvizja më e bujshme tek skuadra e Chelsea-t. /R.Lika-Koha Jone/

This team made up of the best summer transfers would push for the title

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit