Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 07:34 Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne Evropa po përballet me një valë kërcënimesh të reja, duke përfshirë sulme kibernetike, alarme me bomba kundër fluturimeve të pasagjerëve, trazira civile dhe akte…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Zëri i Popullit, një gazetë, tri epoka, një histori

Forum E martë, 25 Gusht 2026 12:17
Luan Rama: Zëri i Popullit, një gazetë, tri epoka, një histori
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Luan Rama

Më 25 gusht 1942, në ditët e zjarrta të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, doli numri i parë i “Zërit të Popullit”.

Sot, kjo datë nuk mund të kujtohet thjesht e vetëm si lindja e një gazete.

Është një datë që i përket historisë së shtypit shqiptar, por edhe historisë politike e shoqërore të Shqipërisë.

Sepse “Zëri i Popullit” nuk ishte vetëm një gazetë që e pasqyroi historinë.

Për më shumë se shtatë dekada, ajo ishte njëkohësisht dëshmitare, kronikane dhe aktore e saj.

Ajo lindi në luftë.

Ishte gazeta partizane, zëri i një lëvizjeje popullore që kërkonte çlirimin e vendit dhe bashkimin e tij me koalicionin e madh antifashist botëror.

Në faqet e saj u shkrua historia e një kohe të jashtëzakonshme, me sakrifica, heroizma, drama dhe përplasje që do të përcaktonin fatin e Shqipërisë për dekada.

Por historia e “Zërit të Popullit” nuk mund të shkruhet vetëm me fjalët e lavdisë.

Ajo është edhe historia e një gazete të vendosur në shërbim të një sistemi politik, e kontrolluar ideologjikisht dhe e përdorur si instrument i propagandës së regjimit komunist.

Në faqet e saj bashkëjetuan profesionalizmi i gazetarit me kufizimet e kohës, talenti me dogmën, guximi intelektual me censurën, e vërteta e jetës me të vërtetat e imponuara nga politika.

Dhe pikërisht këtu qëndron një nga paradokset e mëdha të historisë së saj: një gazetë mund të jetë njëkohësisht produkt i kohës së vet, por edhe një shkollë për breza të tërë gazetarësh.

Në “Zërin e Popullit” u lëvruan dhe u pasuruan si në asnjë gazetë tjetër pothuajse të gjitha zhanret e publicistikës shqiptare: lajmi dhe kronika, reportazhi dhe intervista, portreti, analiza, kritika, fejtoni, pamfleti, polemika, komenti, skica e deri te letërsia artistike.

Nëpër faqet e saj u shfaqën dhe u rritën emra të rëndësishëm të gazetarisë dhe publicistikës shqiptare, por edhe qindra gazetarë e bashkëpunëtorë që, në mënyrën e tyre, lanë diçka nga vetja.

Disa u bënë të njohur. Disa mbetën anonimë. Disa u përndoqën, u burgosën apo u pushkatuan nga regjimi të cilit gazeta i shërbente.

Kjo është një tjetër e vërtetë që nuk mund të fshihet kur kujtojmë “Zërin e Popullit”.

Natyrisht, një gazetë nuk është vetëm ajo që shkruhet në faqet e saj.

Është edhe njerëzit që e shkruajnë, ata që e lexojnë dhe koha që kalon përmes saj.

Pas çdo faqeje ka njerëz. Pas çdo shkrimi ka një zë. Pas çdo numri ka orë pune, debate, shqetësime, bindje, pasione dhe sakrifica.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Dhe pas një gazete që ka jetuar për më shumë se shtatë dekada, mbetet kujtesa e mijëra njerëzve që, në një mënyrë apo në një tjetër, e bënë dhe u bënë pjesë e saj.

Gazetarë, redaktorë, reporterë, korrespondentë, fotografë, bashkëpunëtorë, punonjës të shtypshkronjës e të administratës.

Njerëz me histori të ndryshme, me bindje të ndryshme, me fate të ndryshme, por që për një periudhë të jetës së tyre u lidhën me të njëjtën gazetë.

Me “Zërin e Popullit” më ka lidhur shkrimi shumë përpara se të më lidhte puna.

Që në vitet e gjimnazit kisha nisur të botoja në faqet e saj si bashkëpunëtor dhe, pas disa vitesh, më 1 shtator 1990, nisa punë si redaktor në sektorin e ideologjisë dhe kulturës.

Ishte një kohë kur gjithçka po ndryshonte.

Shqipëria e vitit 1990 nuk ishte më ajo e viteve të mëparshme.

Era e ndryshimit kishte hyrë në shoqëri dhe shumë shpejt do të hynte edhe në redaksitë e gazetave. Muri që kishte ndarë për dekada gazetarinë nga bota e lirë po çahej.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Zëri i Popullit” do të përballej me provën më të madhe të historisë së vet: të kalonte nga gazetë e një sistemi politik në gazetë të një kohe pluraliste.

Nuk ishte një kalim i lehtë.

Gazetaria nuk mund të mbetej ajo që kishte qenë.

Ndryshuan temat, gjuha, marrëdhënia me lexuesin, mënyra e debatit dhe vetë kuptimi i fjalës publike.

Gazetari nuk ishte më vetëm përcjellës i një qëndrimi zyrtar; duhej të përballej me një shoqëri që kërkonte të fliste, të kundërshtonte, të pyeste dhe të gjykonte.

Në këtë realitet të ri, “Zëri i Popullit” vazhdoi të ishte një nga tribunat e rëndësishme të jetës politike shqiptare.

Bashkë me gazetën “Koha Jonë”, u bënë zëri më me ndikim në formësimin e debatit publik të viteve të para të pluralizmit.

Pa pretenduar aspak të bëj historinë e gazetës, dua të veçoj në historinë e “Zërit të Popullit” edhe një moment shumë të rëndësishëm që sot dua ta ndaj me ju.

Para dhe gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, “Zëri i Popullit” u bë aleati i parë dhe më i vendosur publik në Shqipëri në mbështetje të luftës së UÇK-së dhe të çlirimit të Kosovës.

Në një kohë kur nga ndonjë drejtues i Partisë Socialiste na vinin porositë që të bënim kujdes, të mos nxitoheshim në publikimin e lajmeve që na vinin nga aksionet e para të UÇK-së në Kosovë, me kryeredaktorin Thoma Gëllçi, zgjodhëm të përcillnim atë që e konsideronim të vërtetën e luftës dhe të dramës së Kosovës, përkundër shumë të tjerëve që shkruanin dhe flisnin për grupe terroriste, për njerëz të organizuar dhe të mbështetur nga Serbia etj.

Edhe kjo është pjesë e historisë së “Zërit të Popullit”.

Sot “Zëri i Popullit” nuk është më.

Partia Socialiste zgjodhi ta mbyllë gazetën që kishte luajtur një rol të rëndësishëm në mbijetesën e saj politike, në kapërcimin nga Partia e Punës në pluralizëm dhe në faktorizimin publik dhe politik të saj.

Për paradoks, ajo që dikur ishte e domosdoshme për partinë, një ditë u bë e panevojshme për vetë atë.

Mirëpo, mbase, po për paradoks, në këtë paradoks qëndron edhe një e mirë.

Mbyllja, në njëfarë mënyre, ia shpëtoi nderin “Zërit të Popullit”.

Duke mos qenë më, gazeta nuk u bë as mbrojtëse dhe as zëdhënëse e të korruptuarve dhe e korrupsionit të qeverisë së Partisë Socialiste.

Dhe kjo nuk është pak, padyshim.

Gazeta u mbyll, por historia e saj mbeti.

Dhe ndoshta kjo është edhe arsyeja pse, pas 84 vjetësh, kjo ditë ende na detyron të ndalemi e të kujtojmë.

Sot, në ditëlindjen e saj, mirënjohja shkon për të gjithë ata që punuan në “Zërin e Popullit”.

Për ata që drejtuan gazetën dhe për ata që shkruan qoftë edhe vetëm një artikull në faqet e saj.

Për gazetarët që kaluan një jetë në redaksi dhe për bashkëpunëtorët e çdo kohe.

Për të gjithë ata që, të dukshëm ose të padukshëm, i dhanë asaj një pjesë të jetës së tyre.

Për ata që jetojnë, respekt dhe mirënjohje.

Për ata që nuk jetojnë më, nderim.

Dhe për lexuesit, një falënderim.

Ata që e pritën çdo mëngjes. Ata që e lexuan me besim. Ata që e lexuan me dyshim. Ata që e pëlqyen dhe ata që e kundërshtuan. Edhe ata që e refuzuan.

Mund t'ju interesojë

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Para 14 orësh
Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Ilir Meta: “𝐂𝐞𝐧𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢 𝐢 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢𝐭”, 𝐬𝐢 𝐚𝐥𝐢𝐛𝐢 𝐞 𝐚𝐠𝐨𝐧𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐩𝐚𝐟𝐮𝐧𝐝𝐦𝐞

Para 16 orësh
Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

Serbia zgjedh studentët: Një lëvizje pa liderë, por me miliona zëra

8 Nëntor 2026, 08:11

Sepse një gazetë jeton edhe nga marrëdhënia që krijon me lexuesin e saj.

“Zëri i Popullit” ishte tribuna më jetëgjatë dhe mbetet edhe sot gazeta me tirazhin më të madh në historinë e shtypit shqiptar.

Në historinë e saj ka emra që duhet të kujtohen.

Ka edhe emra që nuk duhet të harrohen.

Ka njerëz që u bënë pjesë e saj me dëshirë, njerëz që u detyruan të largoheshin prej saj, njerëz që u persekutuan dhe njerëz që mbetën deri në fund të lidhur me të.

Të gjitha këto janë pjesë e së njëjtës histori.

Vetëm duke e parë historinë ashtu siç ka qenë, me dritën dhe hijen, me të mirën dhe të keqen, me arritjet dhe gabimet, mund të kuptojmë se çfarë ka qenë në të vërtetë “Zëri i Popullit”.

Më 25 gusht 1942 lindi një gazetë.

Lindi “Zëri i Popullit”.

Një gazetë, tri epoka, një histori.

Një histori që mund të gjykohet në mënyra të ndryshme, por që nuk mund të fshihet.

Dhe as nuk mund të harrohet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne
Para 50 minutash

Siguria e Evropës nën presion nga kërcënimet moderne

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 4 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 4 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 5 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 12 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 19 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 14 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.