Home ShowBiz FOTO/ Arbana ...

FOTO/ Arbana mungon në festën e Topit, dhe Lori konfirmon drejtimin e Big-ut nga Ledioni?

571
0

Stafi i Top Channel festoi festën e fundvitit. Sara Hoxha si rrallë herë postoi foto me Ledionin, por çfarë ra më shumë në sy ishte një video e Sarës, e cila hodhi një thumb dhe shkruan: Na falni, kemi që në 2016-ën pa dalë.

Ajo që ra në sy gjatë festës, ishte mungesa e Arbanës, e cila festoi mbrëmë me stafin e saj. Së fundmi është përfolur që këtë vit “BBV3” do ta moderojë ai dhe jo Arbana Osmani. Kurse një postim i Lori Hoxhës me Ledionin, po komentohet shumë në rrjet edhe pas lajmeve që kanë qarkulluar se këtë vit moderimi i Big Brother i është besuar Liços.

”Mirëserdhe përsëri në rrjetet sociale Ledion Liço. Ke shumë për të ndarë dhe nëse tregohet i vëmendshëm, publiku ka shumë për të mësuar nga ti”,-shkruan Lori. Ledionit thuhet se këtë vit i është besuar drejtimi i “BBV3”, por ende nuk ka asgjë zyrtare.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit