Home ShowBiz FOTO/ Drama e...

FOTO/ Drama e re, Arbenita i përgjigjet reperit Unikkatil: Mbaj përgjegjësi

77
0

Drama e re në showbizz, nisi kur modelja Arbenita Ismajli publikoi një mesazh të cilin tha se i kishte dërguar reperi Unikkatil, ku ai i ofronte ndihmë për të kaluar ndarjen nga Fero. Mesazhit modelja iu përgjigj në mënyrë tallëse duke i kërkuar reperi t’i bënte një picë madje edhe duke e quajtur picamen.

Unikkatil doli me një reagim duke e quajtur mesazhin si të montuar, nisur nga tiku blue që mungonte në foton e publikuar nga modelja, dhe që ai llogaria e tij në Instagram është e verifikuar. Arbenita ka qenë e shpejt në kundërpërgjigjen e saj duke postuar edhe një herë mesazhin e tij me arsyetimin se ishte pa internet kur ajo i është përgjigjur, prandaj ka munguar shenja e verfikimit.

“Isha offline kur tu përgjigja. Mbaj përgjegjësi për fjalët tua burrec, jeni ngatërruar me vajzën e gabuar. Mbani përgjegjësi për veprimet tuaja nëse nuk doni të kërkoni falje. Kishe këndoj për shqiptar e shikon me i ulë vajzat shqiptare. Mirupafshim djalosh”, ka shkruar Arbenita.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit