Home ShowBiz FOTO/ Egla ve...

FOTO/ Egla vendos rekorde, në finale mori shikueshmëri më shumë sesa Luizi. Ja detajet

1075
0

Luiz Ejlli do të mbetet fenomeni i ”Big Brother Albania Vip 2”, por një detaj i çuditshëm ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, lidhur me momentin kur Luizi fiku dritat e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” dhe momentin e ngjashëm nga Egla Ceno, e cila u shpall fituese e sezonit të tretë, të shtunën e 25 Majit.

Një postimin e bërë vjet në Instagram, shihet Luizi i cili fik dritat e shtëpisë dhe ka arritur 33 mijë pëlqime dhe rreth 650 mijë shikime. Kurse postimi i Eglës ku ajo fik dritat e shtëpisë së sezonit të tretë, ka marrë 10 mijë pëlqime dhe mbi 850 mijë shikime. Ky kontrast është veçanërisht interesant, pasi tregon se Egla ka tejkaluar numrin e shikimeve të videos së Luizit. Egla ka qenë subjekti kryesor i diskutimeve në këtë edicion, duke ruajtur një prezencë të fortë drejt triumfit dhe kurorëzimit si fituese.

Edhe pse e gjykuar nga disa, Egla Ceno ka pasur shumë momente kulmore në rrugëtimin e saj në këtë edicion të Big Brother, siç janë qëndrimi në Dhomën e Bardhë, ditëlindja e saj, momentet kur ka shpërthyer në lot, debatet shumë të komentuara nga të gjithë etj, skualifikimi nga loja, fitorja e saj, momenti kur fik dritat e shtëpisë etj. Pra, një fitore e merituar nga një GRUA që nga pas nuk ka pasur një ekip, por veten e saj që e çoi në fitore të padiskutueshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit