Home ShowBiz FOTO/ Fjoralb...

FOTO/ Fjoralb Dedja, këngëtari që sjell aromën greke me ”Greek Night”: Njerëzit e duan sepse krijon atmosferë

70
0

Muzika greke, ajo në të cilën hidhen petale lulesh dhe thyhen pjata, prej vitesh i kemi parë në ekran, por tashmë në Tiranë ka ”Greek Night”. Një nga këngëtarët e rinj që është pjesë e këtij tregu është edhe Fjoralb Dedja. Me një zë të veçantë ai sjellën aromën e muzikës greke me një magji që veç ai di ta depërtojë tek publiku që e pëlqen këtë muzikë.

Tregu është i vështirë shprehet Dedja, por njerëzit e duan muzikën greke, sepse krijon atmosferë dhe vitin e fundit gjithashtu është kthyer në fenomen edhe falë rrjetit social TikTok. Por nga ana tjetër, në Tiranë kanë mbajtur koncerte këngëtarë që janë emra BIG në Greqi, dhe kjo tregon edhe njëherë tjetër që muzika greke pëlqehet në vendin tonë.

Fjoralb Dedja, edhe pse i ri në këtë fushë, ka arritur që të futet në lëkurën dhe emocionet që muzika greke përçon, kjo edhe me jetesën atje, siç shihet edhe në videot që ai ka ndarë në rrjete sociale, është një performues unik i këngës greke. Ai këndon mjeshtërish muzikën ideale që krijohen për buzuqe dhe nuk lë pas edhe këngët moderne.

Rrugëtimin në muzikë e ka nisur në moshë fare të vogël. Dedja ka kryer studimet për kanto në shkollën e mesme “Jan Kukuzeli” në qytetin e Durrësit dhe më pas ka vijuar studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Në një intervistë vite më parë, ai ka treguar sesi është afruar me muzikën greke. ”Fillova të frekuentoj buzuqet greke dhe fillova duke mësuar disa këngë që më pëlqenin dhe që ishin këngët e mia të preferuara, më pas këndoja me njerëzit aty. Nuk mund të them në vende që bëhej realisht muzikë, por me njerëzit aty afër filloi të më pëlqejë muzika. Merrja komplimenta nga të pranishmit dhe u interesova më tepër për të mësuar gjuhën greke, si dhe fillova ta këndoj muzikën greke edhe nëpër gëzimet familjare”.

/Redjon Shtylla-Koha Jonë/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit