Home Bota FOTO/ Francez...

FOTO/ Francezët nuk heqin dorë, flakët dhe tymi përfshin Parisin dhe qytetet kryesore

58
0
Photo by Daily Mail

Vijojnë protestat e fuqishme në Francë kundër ligjit të ri të qeverisë për të rritur moshën e pensionit. Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve kryesore franceze nën moton “Unë nuk jam skllav”, në një kohë kur popullariteti i presidentit Macron ka rënë ndjeshëm që nga miratimi në mënyrë të njëanshme të kësaj reforme të shumë kundërshtuar.

Ministri i Brendshëm ka urdhëruar dislokimin e të paktën 13 mijë policëve pas akteve të dhunës që shënuan protestat e fundjavës. Dhjetëra dyqane, makina dhe kazanë mbeturinash janë djegur, ndërkohë që përplasjet me forcat e rendit nuk kanë munguar.

Kundërshtisë civile i janë bashkuar dhe studentët të cilët kanë bllokuar prej ditësh tashmë dhe kampuset universitare. Parisi është mbushur nga mbeturinat për shkak të grevës së punonjësve të pastrimit, ndërkohë që është mbyllur aksesi në zonat kryesore turistike, përfshirë atë të kullës Eiffel.

Photo by Daily Telegraph

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit