Home ShowBiz FOTO/ Me flam...

FOTO/ Me flamurin e Serbisë hedhur krahëve, Rita Ora ‘‘kryqëzohet‘‘ nga fansat në Instagram

54
0

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka shkaktuar zemërim tek fansat e saj në trojet shqiptare, pasi performoi me flamurin serb të hedhur krahëve në Festivalin e të Rinjve në Szeged, në Hungari. Ajo ka zhgënjyer shumë fansat e saj nga Shqipëria dhe Kosova.

Teksa interpretonte në skenë, një nga adhuruesit i ka dhënë këngëtares shqiptare flamurin e Serbisë, të cilën këngëtarja e mbajti në duar teksa ecte në skenë, e valëviti dhe madje e vendosi krahëve.

Video e cila ka bërë xhiron e rrjetit, ka marrë pafund reagime nga komentues shqiptarë, të cilët e kanë “kryqëzuar” Rita Orën për këtë gjest. Ende nuk dihet nëse e ka bërë këtë me vetëdije të plotë apo ka rënë pre e ndonjë gracke. Nga ky veprim i saj, fansat e Ritës janë acaruar duke shkruajtur shumë komente negative drejt saj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit