Home ShowBiz FOTO/ Nderimi...

FOTO/ Nderimi në stadium, Rita Ora: Të dua Kosovë, vendi im më i preferuar në të gjithë botën

58
0

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u luajt ndeshja Kosovë-Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultar 2-2. Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët.

Në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës, nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”. E mesa duket një nderim i till i ka rënë në sy edhe vet këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet në Instagram.

Ajo rishpërndau videon e Presidentes Vjosa Osmani, ku shkroi në mbishkrimin e saj: “Të dua Kosovë, vendi im i preferuar në të gjithë botën”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit