Home Bota FOTO/ ”...

FOTO/ ”The King is dead”, Britania në vitin 1952 kur vdiq monarku George VI

142
0

Nderimet për Mbretëreshën Elizabeth II po vijojnë prej ditësh. Ajo u shua në moshën 96-vjeçari dhe qëndroi në fron për 70 vite. Ajo e mori monarkinë pas vdekjes së të atit të asaj, Mbretit George VI, i cili vdiq në vitin 1952.

Fotografitë e shkrepura në funeralin e George VI, tregojnë se sa shumë ka ndryshuar gjithçka, përpos respektit dhe dashurisë së popullit britanik për familjen mbretërore.

Turmat e njerëzve u dyndën në Londër edhe në shkurt të vitit 1952, me shpresën për të parë procesionin funeral të George VI. Protokolli dhe ceremonia kanë mbetur pothuajse të njëjta, por njerëzit dhe stili i jetës ishte krejt ndryshe.

Në atë kohë, pothuajse të gjithë ishin të veshur më formalisht, me një kapele dhe pallto. Pas Luftës së Dytë Botërore, situata ishte ende e vështirë dhe njerëzit vuanin edhe për ushqim, që shpërndahej me racione.

Arkivoli u mor nga një tren në Stacionin King’s Cross në Londër për t’u dërguar në Westminster Hall, ku Mbreti do të qëndronte deri në funeralin e tij

Një karrocë që mbante arkivolin e Mbretit bën rrugën nga Sandringham në stacionin Wolferton në Norfolk, përpara se të transportohej në Londër, më 11 shkurt 1952

Elizabeth, mbretëresha e re, u kthye nga Kenia, më 7 shkurt 1952. Ajo ishte 25 vjeçe kur ndodhi vdekja e papritur e babait të saj

Nëna Mbretëreshë, Mbretëresha Elizabeth II dhe Princesha Margaret në momentin e mbërritjes së arkivolit të Mbretit në Westminster Hall, më 11 shkurt 1952

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit