Home Aktualitet FOTO/ ”...

FOTO/ ”The Times” zbulon projektin e kampit italian në Shëngjin me refugjatët nga Afrika

129
0

Media britanike ”The Times” është marrë me marrëveshjen Rama-Meloni për refugjatët nga Afrika në Shëngjin. Gazetari Tom Kington ka udhëtuar drejt Shëngjinit duke sjellë qëndrime mikse të banorëve lokal ku planifikohet të ngrihet kampi emigrantëve, kjo në varësi të verdiktit final që do të japë gjykata kushtetuese.

Për herë të parë “The Times” publikon edhe planimetrinë e qendrës të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie. Në këtë qendër do të kenë dhoma intervistimi për oficerët italianë të emigracionit, një zonë dedikuar agjencisë europiane të emigracionit Frontex, gjë e cila sipas “The Times”, sugjeron se në këtë projekt është përfshirë edhe BE-ja.

Zyrtarët britanik thotë “The Times” po e shikojnë me shumë vëmendje marrëveshjen Itali-Shqipëri por ministri brendshëm Taulant Balla i tha kësaj gazete se “kjo marrëveshje do të jetë e vetme për Italinë” .

“The Times” më tej në artikull thekson se ka një të përbashkët mes planeve britanike për Ruandën dhe Italisë në sjelljen e azilantëve në Shqipëri. Proceset ligjore bllokuese nga gjykata supreme angleze dhe ajo kushtetuese në vendin tonë.

Plans of the processing centre, which have never been , published before.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit