Home Kosova FOTO/ Zbulohe...

FOTO/ Zbulohen të tjera municione serbe në veri të Kosovës, policia arreston edhe pronarin e tyre

27
0

Këtë të enjte, të tjera municione serbe janë zbuluar në veri të Kosovës, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i tyre. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla thotë se bëhet fjalë për armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike.

“Vijon suksesshëm angazhimi ynë në ç’rrënjosjen e krimit dhe largimin e mbetjeve kriminale të Serbisë në vendin tonë. Armë dhe mjete eksplozive si granatë dore, armë e gjatë, municion, radiolidhje, antiplumba e pajisje teknologjike janë zbuluar sot nga Policia e Kosovës gjatë bastisjes në një lokacion në fshatin Uglarë të Zubin Potokut. Personit të cilit i janë gjetur këto armë e pajisje është arrestuar dhe lënda është proceduar në Prokurori. Asnjë kompromis ndaj krimit, individëve apo grupacioneve që cenojnë sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë”.

Sveçla siguron se nuk do të ndalet “së punuari në mbrojtje të interesave tona shtetërore, siguri ndaj vendit e qytetarëve tanë, sundim të rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit