Home KRYESORE Fotografia re...

Fotografia reale e Ilir Metës së post 25 Prillit

14
0
Nga Bledian Koka-

Që pas 25 Prillit, Ilir Meta po e mban fjalen që dha në 25 Maj të vitit të kaluar se ai kishte vendosur të bëhej një President danez.

Iliri i para 25 Prillit nuk ka më asnjë lidhje me Metën e post 25 Prillit!

Por përpara se të vijë tek fotoja që sigurova me shumë vështirësi mes Ilir Metes dhe Erion Veliajt në Budapest 2 ditë më parë, dua të flas për heshtjen shurdhuese të Presidentit të Republikës në lidhje vendimet e Gjykates Kushtetuese që ditë pas dite po i japin atij çdo ditë të drejtë për gjithëçka ka uleritur e firmosur para 25 Prillit. Iliri i para 25 Prillit do të rrëmonte deri në gërmat më të paqarta te një opinioni të Venecias për të treguar se e verteta e qëndrimeve të tij, por Meta i pas 25 Prillit nuk ka thënë asnjë fjalë publike për një seri vendimesh shpesh 7 me 0 të Gjykatës Kushtetuese në favor të ankimimeve të tij që nga rasti Cakaj, me ligjin e Policisë së Shtetit e duke kulmuar me vendimin që e shpall të paligjshme praktikisht shembjen e Teatrit Kombetar. Edhe kjo një tjetër “medalje” që deri tani duhet ngulur në gjoksin e Presidentit në heshtje. Ilir Meta mori pjesë në një aktivitet të Bashkisë së Budapestit në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranes për vendosjen e bustit të Heroit tonë Kombetar në parkun kryesor të kryeqytetit hungarez.

Si asnjëherë tjetër në këto 4 vite presidencë të Ilir Metës, në krah të tij në Budapest udhëtoi edhe zonja Kryemadhi që u duk se për herë të parë kishte përqafuar poziten e “Zonjës së Parë”, megjithese e refuzoi këtë atribut në vitin 2017. Kush e di pse?! Erion Veliaj ka qenë në pararojë të sulmeve ndaj Ilir Metës duke iu futur Presidentit deri edhe tek banjot për 9 mace që sipas kryebashkiakut, ai i ka. Thënë kjo, më shumë se njëherë, e majta ka treguar se edhe sherrnajat më të ethshme mes tyre përfundojnë në pasione të mëdha.

Dy ditë më parë, si Erion Veliaj dhe Ilir Meta, u munduan fort të na tregojnë se ata ende nuk e honepsin dot njeri-tjetrin, por fotoja e mëposhtme po mundohet të na thotë diçka…!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit