Home Aktualitet Franca merr k...

Franca merr kryesimin e BE-së, diplomatët optimistë për Shqipërinë

161
0

Nga sot, Franca ka marrë kryesimin e radhës të Këshillit të BE-së që do të zgjasë deri në fund të muajit qershor. Pos temave që kanë të bëjnë me forcimin e autonomisë strategjike të BE-së, rritjes së kapaciteteve mbrojtëse, reformën e zonës së Shengenit, zbatimin e qëllimeve për mbrojtjen e mjedisit, energjinë e tema tjera, Franca ka paralajmëruar se një kujdes të veçantë do t’ia kushtojë edhe Ballkanit Perëndimor.

Gjatë Presidencës franceze të BE-së pritet edhe një konferencë kushtuar Ballkanit Perëndimor. Këtë e kishte paralajmëruar kohë më parë edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Burime diplomatike kanë thënë se kjo konferencë nuk do të jetë ndonjë samit klasik BE-Ballkan, sepse një i tillë do të zhvillohet gjatë presidencës Çeke të BE-së në pjesën e dytë të vitit, por më shumë një “konferencë ku do të diskutohet disa problem specifike të rajonit”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit