Home Bota Franca mobili...

Franca mobilizon 45.000 policë pas trazirave të frikshme

31
0

Franca mobilizoi dje në mbrëmje sërish 45.000 oficerë policie për shkak të trazirave të frikshme, ndërsa qeveria tha se edhe nëse dhuna është qetësuar, situata nuk është aspak e zgjidhur.

Ministri i Brendshëm, Gérald Darmanin argumentoi vendosjen e forcave speciale dhe automjeteve të blinduara në terren, duke thënë se kjo do të ndihmonte në vënien nën kontroll të situatës.

Ministri premtoi mbështetje për biznesmenët e prekur nga shkatërrimet dhe grabitjet. Disa qytete dhe rajone franceze njoftuan fondet e ndihmës jo-burokratike për të ndihmuar tregtarët.

Që nga vdekja e 17-vjeçarit Nahel, i cili u qëllua nga një oficer policie gjatë një kontrolli në trafik të martën e kaluar, Franca është tronditur nga trazira masive, veçanërisht gjatë natës.

Ka pasur incidente të përsëritura të plaçkitjeve, zjarrvënieve dhe konfrontimeve të dhunshme mes policëve dhe rebelëve. Që nga fillimi i trazirave, ka pasur më shumë se 3 000 arrestime në mbarë vendin.

“Franca është një shtet kushtetues dhe policia gjithashtu i nënshtrohet ligjit”, theksoi qeveria të hënën. Oficeri që qëlloi me armë zjarri ndaj të riut po hetohet nën dyshimin për vrasje nga pakujdesia.

“Policia franceze nuk ka probleme me racizmin dhe përdorimin e armëve të zjarrit. Vdekja e të riut ishte tragjike dhe emocionale”, sipas qeverisë.

“Policia ka treguar profesionalizëm ditët e fundit, pavarësisht trazirave të dhunshme, nuk ka patur të vdekur as nga ana e rebelëve dhe as nga ana e oficerëve”, thuhet në deklaratën e qeverisë franceze.

“Në mbarë vendin pati 157 arrestime gjatë natës së së hënës”, tha Ministria e Brendshme në Paris.

Sipas gazetës “Le Parisien”, u dogjën 297 automjete dhe 34 ndërtesa.

Në shenjë solidariteti dhe proteste kundër sulmit të hënën u zhvilluan mitingje para bashkive në shumë qytete franceze.

Kryebashkiaku i periferisë së Parisit të Corbeil-Essonnes, Bruno Pirot, theksoi se të rinjtë në trazira vinin nga zonat problematike dhe ishin të pafavorizuar në shkollë dhe në punë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit