Home Sporti FSHF del kund...

FSHF del kundër Gjykatës, Komiteti Ekzekutiv miraton materialet për Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore

63
0

Pas vendimit të Gjykatës për të pezulluar garën e FSHF-së në të gjithë vendin, kjo e fundit, pavarësisht vendimit, sërish ka vendosur që zgjedhjet të bëhen me datë 2 mars 2022.

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, në një mbledhje të organizuar ditën e sotme, ka miratuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore që zgjedhjet të zhvillohen me 2 mars.

“Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit është mbledhur sot në ora 11:00 për të shqyrtuar materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02 mars 2022.

Pasi u njoh me propozimet e bëra nga Sekretariati i FSHF-së për materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së vendosi të miratojë materialet e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore 2022.

KE ka aprovuar pasqyrat financiare individuale dhe të konsoliduara për vitin 2021, dhe buxhetin e vitit 2022, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme për miratim. Komiteti Ekzekutiv ka shqyrtuar propozimet përkatëse për përzgjedhjen e auditorëve të jashtëm, të cilat do t’i propozohen Asamblesë së Përgjithshme.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë”, shkruan FSHF.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit