Home Aktualitet Fshiu bisedat...

Fshiu bisedat në telefon, arrestohet i dashuri i polices që vrau veten

26
0

Policia e Tiranës ka arrestuar të dashurin e efektives së Policisë, Aldorjana Loshi, 21 vjeçe, e cila pasditen e djeshme vrau veten me armën e shërbimit në banesën e saj në rrugën “Todi Shkurti”.

Në pranga është vënë shtetasi E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, i cili akuzohet për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Autoritetet policore raportojnë se ditën e djeshme, 28-vjeçari ka shkuar në banesën e efektives, të cilën e ka gjetur të vrarë dhe ka fshirë komunikimet që ka patur me të në telefonin e saj dhe më pas ka njoftuar Policinë.

Burime bëjnë me dije se rezulton se ditën e djeshme ai e ka telefonuar disa herë të dashurën e tij, por kjo e fundit nuk i është përgjigjur.

Viktima mësohet se kishte rreth një vit e gjysmë që punonte si efektive e patrullës në Kamëz. Motivet që e kanë shtyrë drejt aktit ekstrem janë ende të paqarta, por dyshohet se kanë qenë debatet me të dashurin e saj.

Njoftimi i Policisë së Tiranës: 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në rrugën “Todi Shkurti”, është vetëvrarë me armën e shërbimit shtetasja A. L., 21 vjeçe, punonjëse policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 5, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, arrestuan shtetasin E. N., 28 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme ka shkuar në banesën e shtetases A. L., dhe pasi ka njoftuar Policinë për ngjarjen e ndodhur, ka fshirë mesazhet me shtetasen A. L., në telefonin e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit