Home Aktualitet Fushata e Kry...

Fushata e Kryemadhit në Fier dhe Tiranë: Qytetarët janë më agresive ndaj kësaj qeverie

24
0

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi e cila nuk është shumë aktive në daljet televizive, e ftuar në emisionin “Log”, thotë se është e angazhuar me fushatën në Fier dhe në Tiranë, por këtë herë jo me përgjegjësitë e të qenit kryetare, ashtu si dy vite më parë. Sipas Kryemadhit, ajo që shikon ndryshe në këtë fushatë është se qytetarët janë më agresive ndaj kësaj qeverie.

Pyetje: Çfarë veçorish shihni te kjo fushatë?

Kryemadhi: Duke pasur parasysh mënyrën si ndërtohet, sjellja e zgjedhësve, rrjetet sociale, televizioni, mungesa e të pasurit opozitë në pushtet vendor. Pra shikoj një reagim pozitiv ndaj opozitës. Mund të jenë pak skeptik për momentin, por ajo që shikoj është se agresiviteti që kanë për qeverinë është me i madh.

Pyetje: Fushatë politike, administrativë apo e kombinuar?

Kryemadhi: Nga ana e opozitës, shikoj një fushatë të detajuar për problemet e qytetarëve. Ajo që shikoj nga pala tjetër është që shikoj një mungesë argumenti, shikoj vetëm fyerje dhe bullizim, bazuar në një hapësirë tjetër. Nga ana e mazhorancës shikoj një gjë pa argument.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit