Home Sporti Futbollistët ...

Futbollistët në Premier League do të vaksinohen në mënyrë të detyruar

8
0

Premier League ka marrë një vendim të rëndësishëm dhe një pozicionim zyrtar. Të gjithë lojtarët dhe stafet që duan të bëjnë pjesë në kampionatin 2021-2022, që do të nisë në mesin e gushtit, do të duhet të kenë bërë të dyja dozat e vaksinës kundër Koronavirusit. Pas vendimit që detyronte tifozët për vaksinimin për të patur mundësi që të hynin në stadiume, edhe futbollistët duhet të vaksinohen me të dyja dozat, me Federatën Angleze që ka vendosur si afat kohor të fundit 1 tetorin për të përmbushur obligimin e vaksinës.

Ata që ende nuk kanë marrë dozën e pare, duhet ta bëjnë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa për momentin vetëm dy klube kanë kompletuar vaksinimet për lojtarët që kanë federuar. Gjithsesi, ky rregull mund të shkaktojë probleme, për shembull, siç shkruan “Daily Mail”, disa lojtarë mund të refuzojnë vaksinimin, dhe, në këtë rast edhe pse ende nuk janë përcaktuar modulet e sakta se si do të veprohet në çdo rast ky pozicionim, hipotetikisht mund të hapë skenarë të rinj në merkato, të cilët janë të pafavorshëm për klubet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit