Home Aktualitet Gafa e radhës...

Gafa e radhës, Sali Berisha akuzon Veliajn se ka takuar 2 të vdekur para 100 vitesh

31
0

Pas gafës së tre muajve më parë, kur ngatërroi Erion Veliajn me këngëtarin flokëgjatë Joe Walsh te grupit The Eagles, Berisha ka lëshuar një tjetër mufke live në konferencë për mediat sot. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

“Franco Tosi dhe Bruno Presezzi, dy biznesmenë të mëkëmbur italianë, nuk janë fonio, jo, kanë udhëtuar, jo një po disa herë me charter dhe kanë takuar në të gjitha rastet Erion Veliajn, pa asnjë mëdyshje. Gjurmët e ardhjes së tyre janë të gjitha në TIMS. Por, problemi është se, po të pyetën ata, del që Erion Veliaj është pronari i djegësit të Tiranës, se ç’punë kishin ata në qoftë se djegësi ishte i Klodian Zotos. Ato do të takonin Klodianin, apo Ilsën apo Denisin, të themi edhe Denisin. Jo ata shkonin drejt e te zyra e pronarit, se e dinin se me kë duhet të flisnin. Por këto mund të jenë pjesë e hetimit”, tha Berisha.

Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë, por emrat e kompanive të tyre të njohura. Franco Tosi njeri ka vdekur para 100 e ca vitesh. Tani ka mbetur kompania me emrin e tij. Edhe Bruno Presezzi është ndërmarrje, jo biznesmen. Ky ngatërrim ka shkaktuar shpërthime të shumta të humorit dhe diskutimeve në mediat sociale. Edhe më herët Sali Berisha është kthyer disa here ne objekte talljeje dhe meme. Gjatë fushatës, ai u përpoq të bëjë sa më të besueshëm për publikun një gënjeshtër të trashë të shpikur prej tij, se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhje me Iranin dhe se sipas tij, ai e ka vizituar atë vend në vitin 2008. Për ta ilustruar këtë, Berisha publikoi në ‘Opinion’ edhe një fotografi, ku shfaqej një person me flokë të gjata, për të cilin deklaroi se ishte Erion Veliaj i maskuar me paruke, gjatë vizitës së tij në Iran. Është e habitshme se si edhe gazetarët e ftuar në studio e pohuan diçka të tillë, pa bërë asnjë verifikim gazetaresk.

Personi që Sali Berisha nxori në fotografi dhe deklaroi se ishte Erion Veliaj me paruke, në fakt ishte kitaristi i grupit të famshëm rock “The Eagles”, Joe Walsh, ndërsa vetë fotografia është shkrepur në vitet 1970. Mjafton një kërkim i thjeshtë në Google dhe mashtrimi i Berishës bie lehtësisht. Joe Walsh sot është 75 vjeç, ka thuajse të njëjtën moshë me Sali Berishën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit