Home Aktualitet Gara mes univ...

Gara mes universiteteve, kryeson Informatika dhe Mjekësia

17
0

Si janë orientuar të rinjtë këtë vit akademik? Degët e Informatikës, Infermieritë, Mjekësia, Farmacia dhe Stomatologjia janë programet që kanë plotësuar afro 80% të kuotave që në tre ditët e para të regjistrimit.

Vetëm dy studentë janë regjistruar për degën e Fizikës, po kaq në Matematikë e diçka më tepër në Biologji e Kimi. Edhe fakulteti Histori-Filologji nuk ka kërkesat dhe interesin e shumë viteve më parë. Dekani Sabri Laci tregon se në ditët e para janë regjistruar ata të rinj që kanë talent për programet e historisë dhe filologjisë.

Pas pandemisë, periudha që shënoi rënie të cilësisë së nxënësve dhe studentëve, drejtuesit e shkollave të larta presin që ky brez të jetë më i mirë. Mbështetja e degëve prioritare me burse ende duket e paqartë për disa programe studimi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit