Home POLITIKE Gara për në G...

Gara për në Gjykatën Kushtetuese, KED refuzon 3 kandidatët

45
0

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi në mbledhjen e sotme, mori vendimin për ti ndaluar kandidimin për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese Sinan Tafajt, Dhimitrula Spiros dhe Saimir Vishajt. KED doli në rezultatin se tre garuesit kishin mangësi në një ose disa kushte.

Po ashtu mësohet se kandidatët e refuzuar nga KED, kanë të drejtën të ankimojnë vendimin në Apelin e Gjykatës Administrative brenda 5 ditëve.

”Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar”,-thuhet në deklaratën e KED.

Njoftimi i plotë nga KED

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 31.08.2021, zhvilloi mbledhjen e tij të radhës, me këtë rend dite:

1. Raportim nga ana e relatorëve në lidhje me ecurinë e deritanishme të procesit të vlerësimit të kandidatëve dhe problematikat e hasura.
2. Prezantim i raporteve të përgatitura nga relatorët, sipas vendeve të shpallura për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese, në lidhje me kandidaturat e 1) Sinan Tafaj, 2) Dhimitrula Spiro dhe 3) Saimir Vishaj, me qëllim vlerësim dhe vendimmarje nga ana e KED.
3. Te tjera.

Shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara, që kërkohen për përzgjedhjen dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

1. Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;
2. Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;
3. Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji. Vendimet e plota dhe të zbardhura për ndalimin e kandidimit të tyre do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Kandidatët kanë të drejtën e ankimit në Gjykatën Administrative të Apelit, jo më vonë së 5 ditë nga dita e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit