Home POLITIKE Majlinda Breg...

Majlinda Bregu si Presidente? Përgjigjet ajo: Do e refuzoja një propozim nga PS

353
0

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal Majlinda Bregu, ishte emri më i përfolur për Presidente e vendit.

Ajo thotë se një propozim nga PS-ja për në Presidencë nuk do i shkonte, por megjithatë falenderoi kolegët socialistë që ia kishin propozuar emrin.

“Shumë zhurmë për asgjë. Zakonisht unë e kam patur fatin e keq që sa herë bëhen qeveritë, lakohet emri im. Në këtë rast ishte lakimi i emrit për president”.

Pyetje: Nuk do e kishit pranuar?

Bregu: Jo nuk më shkonte.

Pyetje: Pra do i kishit thënë jo?

Bregu: Po. Dhe këtu dua të falenderoj të gjithë ata socialistë që kanë propozuar emrin tim- tha ish-ministrja.

Duhet theksuar se Majlinda Bregu mbetet ndër të vetmit politikan korrekt në Shqipëri. Dhe nëse PD-ja do ta kishte kryetare do të ishte një fat i madh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit