Home Aktualitet Gazetarët: Ek...

Gazetarët: Ekzekutimet po kalojnë shifrat e Covid-19. Reagimet e policisë lënë shije të keqe

6
0

Vrasjet në Shqipëri janë rritur frikshëm dhe rendi është në nivele të ulëta, aq sa pothuajse çdo ditë ka nga një humbje jete tragjikisht. Sipas gazetares së kronikës Etleva Delia, disa prej këtyre krimeve janë drama sociale, që vijnë nga konfliktet brenda familjes, siç ishte rasti i Shkodrës, apo vrasja në Tiranë ku vjehrri ekzekutoi dhëndrin. Kurse gazetari Basir Çollaku thotë se policia ka fajin e vet në këto ngjarje.

“Krimi ka parakaluar dhe Covid-in me viktima, ngjarje që lidhen me problem sociale, të ekonomisë, ngjarje që degradojnë deri në krim. Ka dhe vrasje ku mungon veprimi i policisë, se policia ka një bazë të dhënash për persona me precedent, apo persona me probleme. Ka rritje të krimit, por nuk ka një rritje të ndërshkueshmërisë.

Policia ka emra dhe dosje konkrete, pse nuk reagon. Akoma kemi ngelur me ato bandat që nxorri Xhafaj kur ishte ministër. Kur prishen pazaret mes bandave, policia del e thotë pasi janë vrarë njerëz, policia s’duhet t’i lërë fare të bëjnë pazaret, mos ta lënë të shkojnë deri në atë pikë. 

Reagimet e policisë lënë shije të keqe. Edhe në vrasjen e Klodian Rashës, lë për të dëshiruar sjellja e policisë më pas, që ngrinte alibi, e ku njoftimet binin ndesh njëri me tjetrin”, tha Çollaku për ”TCH”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit