Home Aktualitet Gazetari Hoxh...

Gazetari Hoxha zbulon për herë të parë nofkën që ka Nuredin Dumani në SKY

583
0

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka dhënë disa detaje nga komunikimet e SKY ECC, mes kriminelëve shqiptarë, të cilët kanë organizuar vepra penale nga më të rëndat, që nga trafiku i nrakotikëve deri te vrasjet. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha zbuloi për herë të parë se personi me nofktën “Toto Rina” në SKY, është në fakt Nuredin Dumani.

“Bujar Gërmizi kishte kontakte në Shqipëri. Organizimin e atentatit ndaj dy vëllezërve që jetojnë në Londër, e ka marrë përsipër ky. Ka kërkuar informacion nëpërmjet Policisë së Shtetit. Ku implikohet policia? Mes tyre hyn shefi i krimeve i komisariatit 6, që ka dhënë informacion për lëvizjet e këtyre shtetasve, imazhin e tyre, ku ndodhen, etj.

Në dosje nuk thuhet kush janë vrasësit. Më rezulton një personazh që komunikon me Bujar Gërmizin dhe përdor nofkën “Toto Rina”. Ai është komandanti i skuandrës së pushkatimit. Ai komunikon me Gërmizin, që e ka nofkën “Galan”, si kandidati për President që vranë në Kolumbi. Në bisedat mes tyre kuptohet që po organizohet atentati.

Kanë bërë edhe atentat ndaj pronarit të Wilson, rezulton që e kanë mërrë këta përsipër, por është për llogari të një grupi në Dubai. Kush është Toto Rina? Më rezulton se është Nuredin Dumani. Nuredin Dumani ka përdorur dy aparate të SKY, nofkën Toto Rina. Ai nuk e ka thënë këtë gjë deri tani edhe pse është bashkëpunëtor i drejtësisë. Ai ka treguar vrasje, por ka edhe gjëra që nuk ka thënë. Toto Rina, ka qenë nofka e Dumanit dhe atentatin do ta kryente skuadra e Nuredin Dumanit”, tha Hoxha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit