Home Aktualitet Gazetari thot...

Gazetari thotë se minoriteti grek në Himarë po dhunohet! Moderatorja: Çfarë po ndodh?

42
0

Gazetari Stavri Merko, ka folur rreth çështjes së Fredi Belerit dhe ndikimit nga Greqia për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës. Sipas Merkos, presioni nga pala greke do të rritet pasi sipas tij komunitetit grek në Himarë po i mohon të drejtat për të pasur përfaqësi lokale.

“Nga rritja e presionit kemi edhe disa instanca të tjerat, të cilat besoj se Greqia po bën punën e vet. Do të kemi presion diplomatik të rangut ndërkombëtar. Se duke i mohuar të drejtat komunitetit grek të Himarës për të pasur përfaqësi lokale detyrimisht do të ketë”,-tha Stavri Merko për ”Euronews Albania”.

I pyetur nga moderatorja Bruna Çifligu se si po dhunohet minoriteti grek, gazetari Stavri Merko u përgjigj duke thënë se komuniteti grek po i dhunohet prona, territori, dinjiteti, morali. ”Sipas Bashkimit Europian 80% e pronave është me probleme, 18% nuk janë rregjistruar fare, sigurisht që kjo ëhstë një pikëpyetje e madhe për zhvillimin e proceseve institucionale të të drejtës së pronës në Shqipëri”,-tha më tej.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit