Home Sporti Gazetarja ang...

Gazetarja angleze akuzon Mourinhon se është seksist

8
0

Jose Mourinhos është akuzuar si seksist nga një gazetare angleze. Historia i referohet periudhës së tij të fundit te Tottenhami. Trajneri portugez është akuzuar publikisht këtë herë nga gazetarja Beth Fischer.

Sipas asaj që u raportua nga personi në fjalë, trajneri aktual i Romës ka shfaqur një qëndrim të hapur seksist. Sipas saj “Special One” nuk dëshironte në asnjë mënyrë që skuadra e femrave të Tottenhamit të stërvitej afër ekipit që drejtonte Mourinho.

“Ai donte që ata të stërviteshin në një fushë sa më të largët, nuk donte t’i dëgjonte ato”, sigurojnë burimet e Beth Fischer. “Special One” ishte trajner i skuadrës londineze nga 2019 deri më 2021.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit