Home Aktualitet Gjata: Begaj ...

Gjata: Begaj noter i Ramës, PD po përgatit për protesta kombëtare

26
0

Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Çlirim Gjata flet për refuzimin e kërkesës së Berishës nga SPAK-u për të qenë prezent në seancat plenare në Kuvend. Ai thotë se kryeministri Edi Rama nuk e përballon dot Berishën, ndaj edhe kërkon që me çdo kusht mos ta shohë në parlament dhe në jetën politike.

“Kur filloi ndjekja penale ndaj Berishës, ne kemi thënë që po kërkohet me zor të largohet Berisha nga Parlamenti. Në momentin që opozita filloi të bashkohej, u kërkua 8 komisione parlamentar dhe fitoi beteja për t’i marrë të drejtat e veta kushtetuese.

Tani po bëhet gjithçka që atij to hiqet Berisha. Kjo pasi Rama nuk e përballon dot Berishën. Berishës i takon të shkojë në Parlament apo komisioneve. Kur është miratuar kushtetua me 140 vota, e kanë marrë një me pranga dhe kanë e sjellë në Parlament”,-tha Gjata në ”Panorama Tv”.

Presidenti Begaj dekretoi ndryshimet e propozuara nga qeveria ”Rama 3” për ligjin për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe sipas Gjatës, kreu i shtetit po paraqitet edhe më dobët se Haxhilleshi, i cili ka qenë presidenti në kohën e komunizmit.

Mbëshetëtës dhe deputeti nga grupi i Rithemelimit po mblidhet në atë që është quajtur ”Rruga e Shpresës” poshtë banesës ku ndodhet Sali Berisha. Gjata thotë se Berisha vijon që të jetë drejtuesi i PD dhe se po përgatiten për protesta kombëtare.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit