Home Aktualitet Gjenden 7 pak...

Gjenden 7 pako me kokainë në Portin e Durrësit, ishin fshehur në furgonin me targa angleze, 2 të arrestuar

22
0

Një ngarkesë prej 7 kg kokainë është gjetur e fshehur në një furgon në portin e Durrësit.

Kokaina ishte paketuar në qese vakumi për të mos u nuhatur nga qentë anti-drogë.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona 38 dhe 39 vjec (A.D 38 vjec dhe M.C 39 vjeç) ndërkohë që po vijojnë hetimet për të implikuar të tjerë në këtë rrjet trafiku.

Kokaina u gjet në një furgon mallrash dhe i përket kompanisë “B.T”.

Kompania në fjalë rezulton e regjistruar në Angli dhe për këtë është kërkuar bashkëpunimi me homologët atje. Furgoni kryente rrugë të vazhdueshme në itenerarin Shqipëri-Itali-Angli dhe përgjithësisht dërgesa produktesh të ndryshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit