Home Bota Gjenden qindr...

Gjenden qindra varre në vendin ku ndodhej një shkollë

0
0

Qindra varre të pashënuar janë gjetur në vendin e një ish-shkolle rezidenciale në provincën Saskatcheëan, në Kanada.

Mediat e huaja bëjnë me dije, se “Cowessess” tha të mërkurën se zbulimi ishte “më i rëndësishmi deri më tani në Kanada”.

Sipas mediave, ky zbulim vjen disa javë pasi eshtrat e 215 fëmijëve u gjetën në një shkollë të ngjashme rezidenciale në British Columbia.

Varret janë gjetur në shkollën rezidenciale indiane marieval, e cila operonte nga 1899 deri në 1997 ku tani ndodhet Cowessess, rreth 140 km (87 milje) në lindje të Regina, kryeqyteti i Saskatcheëan.

Shkollat e tilla të detyrueshme të konviktit u drejtuan nga qeveria kanadeze dhe autoritetet fetare gjatë Shekullit 19 dhe 20 me synimin për të asimiluar rininë autoktone.

Midis 1863 dhe 1998, më shumë se 150 mijë fëmijë autoktonë u morën nga familjet e tyre dhe u vendosën në këto shkolla.

Fëmijët shpesh nuk lejoheshin të flisnin gjuhën e tyre ose të praktikonin kulturën e tyre dhe shumë u keqtrajtuan dhe abuzuan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit