Home Aktualitet Gjendet një 1...

Gjendet një 12-vjeçare pa shenja jete në një kasolle pranë banesës në Pogradec

43
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Pogradec, ku në një kasolle pranë banesës, është gjetur pa shenja jete një shtetase, 12 vjeçare.

Sipas uniformave blu bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Buzaishtë rreth orës 14:10.

Mësohet se e mitura është gjetur nga familjarët e saj, e vetëvarur.

Ndërkohë nga kqyerja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 22.08.2023, rreth orës 14:10, në fshatin Buzaishtë, Pogradec, në një kasolle në afërsi të banesës, është gjetur e pajetë nga familjarët, dyshohet e vetëvarur, një shtetase 12 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit