Home Aktualitet Gjeniu i letr...

Gjeniu i letrave, Ernest Koliqi (20 maj 1903-15 janar 1975)

106
0

Nga: Saimir Kadiu

Duke kujtuar gjeniun e letrave shqipe të viteve 30′, me një nga poezitë e tij plot mall për qytetin e lindjes të cilin nuk e pa për 30 vjet deri në vdekjen e tij.

“Krimi” i tij ishte misioni për hapjen e shkollave shqipe në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare në Maqedoni, Luginë të Presheves dhe Mal të Zi ne vitet 1941-1942 kur ishte Ministër i Arsimit në Shqipëri.

Në vitin shkollor 194-1942, u hapën 173 shkolla fillore, 3 të mesme dhe disa gjimnaze të ulëta. Ndërsa në nëntor të vitit 1941, u hap Shkolla Normale në Prishtinë. Në fillim, në këtë mision u angazhuan 80 mësues. Në mesin e këtyre mësuesve kishte edhe mjaft të rinj nga Kosova që ishin shkolluar në Shqipëri, por që nuk kishin mundur të ktheheshin më parë në Kosovë. Ky numër më vonë arriti në 264, ndërsa në vitin shkollor 1943 – 1944, ky numër u rrit në 400. Po në këtë vit shkollor mësimet i vazhdonin mbi 25 mijë nxënës. Këto shkolla u bënë vatra të diturisë dhe atdhedashurisë.

Koliqi me inisiativen e tij zgjoi ndergjegjen shqiptare ne trojet shqiptare jashte Shqiperise “londineze”. Nuk do kishte pavarsi te Kosoves pa shkollat shqip te hapura me inisiativen e shkodranit te madh Ernest Koliqi. Ende eshtrat e tij nuk prehen ne vendin e tij te dashur per te cilin ai sakrifikoi “reputacionin e tij”…

“Shkodra në mëngjese”

Kendojnë bashkë në mengjese pesë kumbonare,
kendojnë në ajri mbi Shkoder ende fjetë:
mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
agimi e hjedh në liqe synin e qetë
Perhapë lajmin e zgjimit rrezja e parë
të parat përshëndetje dridhen në heshti të letë,
e shpejt në at lavdi dielli, qi e veshë fare
Shkodra kumbon me zane, zhurmë e jetë
E ai diell prendvere i ri shprazet në shtepija
udha e lulishta tue ngjallë ngjyra e shkendija,
tue mbshtjellë gjithshka si nji tis ari, i hollë:
skaj në skaj si lum gzimi tue rreshqitë
në syt e vashave, qeshë, e mbush me dritë
kaçurrelat e tyne kur shkojnë në shkollë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit