Home WEB TV Gjergj Luca, ...

Gjergj Luca, kallëzim penal Gjergj Zefit dhe Adriatik Doçit: Gjobëvënës

19
0

Të hënën, biznesmeni dhe sipërmarrësi Gjergj Luca ka dorëzuar në SPAK një padi për sulmet e pabaza ndaj tij nga gazetarët Gjergj Zefi dhe Adriatik Doçi.

Luca i ka quajtur Zefin dhe Doçi gazetarë llumi dhe gjobvënës të cilët e kanë sulmuar me shkrime të pabaza.

Pas dorëzimit të padisë së SPAK, ai u shpreh për mediat se në punën e tij 26-vjeçare nuk ka marrë asnjë gjobë apo të ketë bërë ndonjë padrejtësi, por ka punuar me ndershmëri.

“Unë kam edhe një problem timin personal me ju, të më fani se nuk mund të shahet media para mediave. Unë dua të di është ndonjë nga ju Gjergj Zefi këtu? Po ndonjë nga ju Doçi Adriatik është? As Doçi Adratik nuk është. Më vjen keq që janë kaq të paburra dhe harova që t’i drejtohem Doçit Adriatik që o Doç të lutem hajde këtu se më ke shkruar mbrapa, pasi fola unë dhe mora kurajon të dal dhe të përballem me mediat, që me ju nuk përballet asnjë se me ato letrat që shkruani ju e keni shirtin pa fund dhe vetem atë punë bëni. Gjithë këto media nuk krijojnë asnjë bordero. Këtij Doçit Adriatik dhe të gjithë “Doçërve”, që ju të gjithëve ju bëjnë pis unë kam dëshirë që të më vijnë këtu dhe të më japin fakte se sa kriminel jam unë, që kam 26 vjet që bëj eksport në Europë, që nuk kam marrë një gjobë, që nuk kam bërë një poshtërsi”, u shpreh Gjergj Luca për gazetarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga WebTV

Më shumë nga WebTV

Lajmet e Fundit

Te Fundit