Home Sporti Gjimshiti: Do...

Gjimshiti: Do përpiqem ta korrigjoj gabimin, nuk kemi probleme në mbrojtje

46
0

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti ishte i pranishëm në konferencën për shtyp në krahë të trajnerit Reja para sfidës ndaj Izraelit. Mbrojtësi u ndal te gabimi ndaj Islandës, i cili sipas tij mund të ndodhë, ndërkohë që ai theksoi se shpreson që në këtë duel ekipi të arrijë të finalizojë më mirë aksionet sulmuese.

“Çdo kundërshtar te jep presion nuk ka skuadër qe nuk te jep presion, është me mirë qe ka presion se je me i përqendruar, skuadra ka objektivin vendin e parë. Duket ne stërvitje te gjithë japim maksimumin. Te gjithë duan vendin e titullarit, çdo ndeshje ka vështirësitë e veta do japim maksimumin.

Izraeli? Izraeli ka një skuadër ofensive shumë te mirë, ka lojtar te shpejtë, do shikojmë forcat tona te mbrohemi mirë por edhe te sulmojmë mirë sepse nëse shënon, fiton. Besoj se në fazën defensive nuk kemi shumë probleme.

Gabimi ndaj Islandës? Për gabimin kam parë se keni qejf te flisni. Në çdo pune te gjithë bëjnë gabime, ajo korrigjohet në ndeshjen tjetër.

Islanda apo Izraeli? Besoj se është një grup i ekuilibruar, një grup shumë i mirë. Çdo ekip ka shanset e veta për të dalë i pari, kush jep me shume ne fund merr vendin e parë. Të dyja mendoj se njësoj.

Në ndeshjen e fundit kemi bere gjithçka mirë, por mungonte pasimi i fundit i saktë. Ai ishte problemi me Islandën, shpresoj ta përmirësojmë në këtë ndeshje”, deklaroi Gjimshiti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit