Home Aktualitet Gjuha e Metës...

Gjuha e Metës kundër SPAK-ut, Açka: Laj**itje politike, dhe pyesni akoma përse ikin shqiptarët

137
0

Një qëndrim për sulmet e Ilir Metës kundër SPAK-ut dhe drejtuesit, e ka dhënë edhe deputetja e PD-së zyrtare, Flutura Açka. ajo shkruan se çështja e Ilir Metës dhe e sulmeve të tij ndaj kreu të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumanit është një lajthitje politike. Sipas saj liria e fjalës ka një kufi moral që nuk mund të shkelet.

Postimi i plotë

Sepse Iliri nuk ēshtë çështje fiqiri. Vetëm në çmendinën tonē mund të ndodhë që ish-Presidenti i Republikês fyen rëndë publikisht Kryetarin é SPAK-ut dhe asgjë nuk mund të ndodhë.

Në një vend normal sot njëri prej tyre duhej të reagonte. Ose njëri të jepte dorëheqjen, ose tjetri të paditej në gjykatë. Dikush tha sot me shpoti në Parlament se “Iliri nuk është mirë nga fiqiri”, kështu që i falet. Por, në këtë rast Iliri nuk është çështje fiqiri, por lajthitje politike harakiri.

Liria e fjalës ka kufi lirinë morale të fjalës. Të shohësh shtetarët e tu që kanë pasur dhe kanë të gjitha privilegjet e mundshme me kushtetutë e pa kushtetutë, në këtë katandi, është keqardhje shumë e madhe. Dhe pyesni akoma pse ikin shqiptarët.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit