Home Rajoni Gjyqi kundër ...

Gjyqi kundër ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, dëshmitarja e parë dëgjohet në një seancë private

125
0

Prokuroria Speciale këtë të martë nisi me thirrjen e dëshmitarëve në gjyqin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë. E para që u thirr për të dëshmuar ishte një grua, por seanca u mbajt në mënyrë private për të mbrojtur identitetin e saj për publikun.

Seanca për çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nisi me pyetjet e prokurorisë për dëshmitaren. Ajo konfirmoi se është intervistuar nga prokurorët specialë edhe në dy raste të tjera në Prishtinë.

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale bëri të ditur se dëshmia e saj do të zgjasë katër ditë. Ndaj ish krerëve të UÇK-së janë ngritur 10 akuza për krime lufte dhe kundër njerëzimit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit