Home Aktualitet Gjyqi në Hagë...

Gjyqi në Hagë, ish-presidenti Thaçi: Keqardhje për viktimat, akuza për trafikim organesh ra

104
0

Ish-presidenti Hashim Thaçi ju drejtua Gjykatës Speciale në Hagë në ditën e dytë të procesit gjyqësor kundër tij dhe 3 ish-komandantëve të tjerë të UÇK-së, ku fjala ishte për palën mbrojtëse. Thaçi shprehu keqardhje për të gjitha viktimat gjatë konfliktit nga viti 1998 deri në 1999-tën, por tha se padrejtësia nuk ndreqet më një padrejtësi tjetër.

“Jam i pafajshëm për të gjitha akuzat, por jam gati të përballem me këtë sfidë të re, për familjen dhe popullin tim”. Për të procesi gjyqësor e hoqi “renë e zezë” mbi Kosovën, sa u përket pretendimeve për trafikim organesh nga pjesëtarët të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të ngritura nga ish-senatori zviceran, Dick Marty.

Sipas avokatëve, Thaçi nuk e kontrollonte UÇK-në për të urdhëruar kryerjen e krimeve të pretenduara nga marsi i vitit 1998 dhe shtatori i vitit 1999. Pala mbrojtëse theksoi se në atë kohë kishin qenë, komandantët lokal që kishin kontrollin.

Avokati mbrojtës theksoi se Thaçi nuk kishte asnjë motiv të kryejë krimet për të cilat akuzohet sepse ishte i ndërgjegjshëm që suksesi i Ushtrisë Çlirimtare varej nga mbështetja ndërkombëtare, sidomos nga Shtetet e Bashkuara, të cilat i ofruan ndihmë Ushtrisë Çlirimtare me disa kushte, përfshirë shmangien e sulmeve ndaj civilëve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit