Home Sporti Gjysmë marato...

Gjysmë maratona e Gjelbër e Beratit nxori edhe fitues moral

68
0

Gjysmë Maratona e Gjelbër e Beratit “Berat Green Half Marathon 2024” bëri bashkë në qytetin e bukur të UNESCO-s, 400 sportistë profesionistë dhe amator, nga 30 shtete të botës. Maratona nisi paraditen e së dielës në qendër të qytetit dhe pjesëmarrësit iu nënshtruan dy garave, sipas përzgjedhjes së tyre

Sfida më e gjatë ishte ajo prej 21 km dhe gara e dytë ishte gara në një distancë më të shkurtër, 10 km. Në të dyja garat e Maratonës vrapuesit përshkruan itinerare të ndryshme, duke shijuar pamjet piktoreske dhe muzeale të qytetit të Beratit. Në garën prej 21 km i pari në finish mbërriti 21-vjeçari Nikola Bedini lindur dhe rritur në Itali, me origjinë nga qyteti i Beratit.

Ndërsa garën prej 10 km e fitoi kampionia e atletikes, Luiza Gega, ndërkohë që çmimin e “maratobomakut” e mori 78-vjeçari Sotir Qirjaçi. Por kjo maratonë nxorri edhe fitues moral, si dhe secili nga pjesëmarrësit thyen rekorde personale.

Juri Hoxha është nga pjesëmarrëset e cila përfundoi me sukses 10 km për 49 minuta. “Një eksperiencë që përmirësohet çdo vit”, shkruan Juri në postimin në Facebook.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit