Home Aktualitet Gledis Nano f...

Gledis Nano flet për krimet e pazbardhura në Shqipëri: Duhet kohë për t’i zbuluar, por së shpejti pritet…

76
0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka folur në Komisionin e Sigurisë për krimet e pazbardhura në Shqipëri. Sipas tij, për të zbuluar një ngjarje të tillë kriminale duhet kohë, por ai siguroi se së shpejti do të ketë rezultate konkrete për hetimet e kryera.

Në përgjigje të deputetëve të Komisionit, Nano u shpreh se numri i vrasjeve në Shqipëri është më i ulët se vendet si Bullgaria apo Rumania.

Po ashtu, Nano tha se grupet kriminale investojnë shumë edhe financiarisht për aktivitetin e tyre, por garantoi se Policia do ti përgjigjet me profesionalizëm, ndaj ka kaërkuar edhe rritje të buxhetit.

Numri i vrasjeve në Shqipëri është më pak se vendet se Bullgaria dhe Rumania, Numri i vrasjeve ka një trend ulës, nëse shikojmë grafikun nga 2005 deri në 2021.

Ulja e numrit të vrasjeve është barometri kryesore për situatën e krimit. Dua t’ju siguroj se angazhimi i policisë do jetë edhe më i madh.

Investimi për zbulimin e këtyre ngjarjeve të pazbardhura kërkon kohë, por të jeni të sigurt që angazhimi është maksimal dhe nuk pushon në asnjë moment.

Unë dua t’ju sqaroj se kemi hetime që do të jenë rezultative në një kohë të shpejtë në lidhje me ngjarjet e pazbuluara, por nuk mund të japë asnjë informacion për shkak se përbën sekret hetimor.

Grupet kriminale investojnë shumë në sofistikimin e mënyrës së kryerjes së aktivitetit kriminal, pasi kanë dhe mundësinë për ta bërë këtë punë qoftë edhe nga ana financiare. Ne këtë drejtim, policia ka kërkuar rritjen e buxhetit me qëllim që ti përgjigjet sa më profesionalisht me një forcë goditëse dhe efikase këtyre grupeve kriminale, duke cënuar rendin dhe sigurinë në vend”, u shpreh ndër të tjera Geldis Nano.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0

Lajmet e Fundit

Te Fundit

Ben Blushi: ALICE TAYLOR

0