Home Aktualitet Goditje dhe p...

Goditje dhe pështyma ndaj gjyqtares femër, ja modeli i futbollit që Duka promovoi sot në Shkodër me Lazër Matijan

504
0

Nëse doni të kuptoni se çfarë modeli promovon prej vitesh Armand Duka në Federatën Shqiptare të Futbollit, mjafton të shikoni këtë video skandaloze. Burri në rreth quhet Lazer Matija, njeriu që Duka sapo zgjodhi në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit në Shkodër, duke manipuluar zgjedhjet përmes së njëjtës skemë që vodhi edhe në zgjedhjet e Tiranës.

Rasti në video ilustron një ndeshje ndërkombëtare futbolli të ekipit të Vllaznisë për femra në vitin 2014, kohë kur Lazer Matija ishte President i saj. Njeriu i Dukës, që në këtë video shfaqet si rrugaç, ka hyrë në fushë me dhunë dhe ka tentuar të godasë fizikisht gjyqtaren kryesore të ndeshjes. Por, në pamundësi për ta kryer atë akt, e ka pështyrë dy herë atë në fytyrë.

Një sjellje që duhet të ishte dënuar me masën më të rëndë të mundshme për një President të padenjë ekipi femrash, që tenton të godasë një femër (nga video duket edhe një object me ngjyrë të zezë i hedhur në drejtim të saj) dhe më pas e pështyn atë.
Rastet e dhunës dhe huliganizmit në sport të njeriut që sot Armando Duka promovoi për të përfaqësuar futbollin shkodran nuk janë pak. Jo më larg se në nëntor 2021, Matija do të përsëriste dhunën fizike edhe ndaj vetë gjyqtarëve.

FSHF-ja mbylli syrin pavarësisht provave të shumta, duke u mjaftuar veç me dy ndeshje pezullim. Dhe shpërblimi nuk mungoi. Pikërisht sot, si Lazër Matija, ashtu edhe dy delegatët e tjerë Edi Martini dhe Alfred Pjetri, të cilët u zgjodhën për asamblenë e 2 marsit, mbështesin Armand Dukën si president të ardhshëm. Skema e Dukës për të vjedhur zgjedhjet, pavarësisht paralajmërimit të Ceferin se do të sjellë vëzhgues për të garantuar zgjedhje transparente, duket se po funksionon.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit