Home Aktualitet ”Gota k...

”Gota kristali, mermer për sapunë”, Tedi Blushi: Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Ramës

59
0

Me foto, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar atë që ai e quan si luksin e shfrenuar të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, kreu i qeverisë ka dhënë tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi. ‘‘Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet. Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë”.

Postimi i plotë

Mijëra euro taksa për luksin e shfrenuar të Edi Ramës: Tendera për blerje tantellash, kupa akulloresh, gota kristali, mermer për sapunë, shezlong e çadra plazhi. Kur qindra mijëra shqiptarë luftojnë çdo ditë për të mbijetuar, Qeveria keqpërdor me babëzi taksat e qytetarëve për t’i garantuar Edi Ramës dhe oborrit të tij një jetesë luksi.

Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare vetëm këtë muaj ka shpallur katër tendera (dokumentat bashkëlidhur) për blerje krejtësisht të panevojshme dhe fyese, nga tantellat deri në dyshekë plazhi (jemi në muajin tetor) për shtëpitë e tij të pushimit.

Ndërkohë që për qytetarët në nevojë dhe nëpunësit e administratës ndan ndihma ekonomike me “thërrime”, të moshuarve nuk u rrit pensionet dhe pedagogëve në protestë u thotë se Buxheti i Shtetit nuk ka para për t’u rritur rrogat, Edi Rama vazhdon shpenzimet marramendëse për t’i garantuar vetes të tilla “salltanete”.

Kryeministri u kërkon sakrifica shqiptarëve në këtë kohë krize por vazhdon të shpërdorojë frikshëm paratë publike për luksin e vet. Ndaloni urgjentisht prokurimet kriminale dhe ndani këto fonde për shtresat më në nevojë!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit