Home ShowBiz Grezda ndahet...

Grezda ndahet nga bashkëshortja pak muaj pas lindjes së djalit, flet Ajsel: Nuk na lidh më asgjë!

425
0

Eros Grezda dhe partnerja e tij, Ajsel Abazi nuk janë më çift. Pak kohë pas martesës, dyshja kanë vendosur të vazhdojnë të ndarë rrugët e tyre të jetës.

Teksa ka zhvilluar një ‘Ask me anything, anonymously’ në Instagram një ndjekës e ka pyetur nëse ajo dhe Eros ishin ndarë. Ajsel e pohoi lajmin duke deklaruar se është e vërtetë, ku ndër të tjera thotë se ata tani i lidh vetëm djali i tyre Kian.

Çifti, që u kurorëzuan në fshehtësi, kanë fshirë fotot e përbashkëta në rrjetet sociale. Gjithashtu futbollisti dhe këngëtarja më herët kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagram.

Ajsel ende mban mbiemrin e futbollistit në rrjetit social. Sa i përket konfirmimit të ndarjes me tyre, bukuroshja ka shkruar në Instagram se:

Mirëmëngjes, e marr shumë shpesh këtë pyetje dhe sot po vendos t’i përgjigjem. Po, është e vërtetë që unë dhe Erosi nuk jemi më bashkë. Mua dhe Erosin tashmë na lidh vetëm djali ynë Kian, as edhe një gjë më tepër. Ky është një vendim i ndërmarrë për të mirën e djalit.

Do ju lutesha të kurseheshit me komentet pasi bëhet fjalë për një fëmijë të vogël në këtë mes dhe do t’ju lutesha të mos paragjykonit pa i ditur rrethanat dhe arsyet që çuan në këtë vendim. Faleminderit!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit