Home Aktualitet Grida Duma: A...

Grida Duma: Atë që nuk e bëri dot Celibashi për njerëzit e paautorizuar, e bëri një kamera e Top Channel

11483
0

Gjatë një raportimi live nga gjimnazi Çajupi, gazetari Muhamed Veliu tha se persona që qëndrojnë në këtë gjimnaz, sapo kanë parë kamerën e Top Channel, janë larguar menjëherë. Grida shprehet se atë që nuk bën dot Celibashi, të mbajë larg njerëzit e paautorizuar nga qendrat e votimit, e bëri vetëm një kamerë e Top Channel.

Muhamed Veliu: Këtu në gjimnazin Çajupi në të dyja katet, janë 18 vend votime dhe deri diku pjesëmarrja është e kënaqshme, por nuk është ajo pjesëmarrje si në zgjedhjet e shkuara. Më herët ne pamë komisionerin Celibashi i cili shprehu shqetësimin për personat e paautorizuar në ambientet e brendshme apo të jashtme të vend votimit, nuk bën përjashtim edhe gjimnazi Çajupi. Në hyrje ka persona të cilët qëndrojnë dhe menjëherë sapo panë kamerën e Top Channel dhe më panë duke u bërë gati për këtë lidhje direkte, ata janë larguar menjëherë.

Grida Duma: Ata u larguan nga kamera Meti?

Muhamed Veliu: Po pikërisht.

Grida Duma: Duhet të kishim këtu zotin Kume që thoshte s’ka ç’i bën media. Ja çfarë bën media, atë që nuk bëjnë dot ata që janë me baxha, as Celibashi kur i thotë që dilni, nuk jeni të autorizuar, e bëri një kamera e Top Channel në këtë moment. Kjo është fuqia në fakt!

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit