Home Aktualitet Gripi i shpen...

Gripi i shpendëve/ Bashkia Shkodër: Ndalohet tregtimi i shpendëve dhe i kafshëve të gjalla në mjediset e hapura

42
0

Nisur nga situata që në vend është kapur gripi i shpendëve, Bashkia Shkodër ka dhënë urdhër të prerë që të mos tregtohen kafshët dhe shoendët e gjalla në mjediset e hapura në qytetin e Shkodrës. Në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare, bashkia bën me dije se ky urdhër do të jetë i vlefshëm deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër.

“Në zbatim të Urdhrit Nr. 243, datë 08.06.2021 të Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ikonomi “Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shendë, në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla”, duke nisur nga dita e nesërme, datë 15 qershor 2021, në territorin e Bashkisë së Shkodrës ndalohet:

Tregtimi i shpendëve të gjallë në mjediset e hapura dhe tregjet e kafshëve të gjalla në territorin në administim të Bashkisë Shkodër.

Ky ndalim do të jetë në fuqi deri në një njoftim të dytë dhe zbatimi do të monitorohet rigorozisht në terren nga të gjitha strukturat e Bashkisë Shkodër në bashkëveprim me Drejtorinë Rajonale të Sherbimit Veterinar”,-shkruhet në postim.

Në Shqipëri janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve. Sëmundja është e pranishme vetëm në 3 vatra, që ndodhen respektivisht në Njësinë Administrative Fushë- Krujë, në Njësinë Admistrative Dajt dhe në Njësinë Administrative Bujan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit