Home Aktualitet Gruri nga Ukr...

Gruri nga Ukraina erdhi, por çmimi i bukës nuk do të ulet

108
0

Edhe pse gruri nga Ukraina erdhi, konsumatorët në Shqipëri do të vijojnë ta paguajnë shtrenjtë bukën. Aktualisht çmimi për një ton në bursë ka arritur në 300 deri në 350 euro toni nga 400 apo 450 në muajt e parë të luftës. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë nga ajo prej 200 apo 250 euro që ishte para luftës në Ukrainë.

Përfaqësues nga grupe të interesit vlerësojnë që zhbllokimi i eksporteve do të frenojë rritjen e mëtejshme të çmimit të grurit e miellit.

Për të pasur çmime më të ulëta për bukën duhet mbështetur edhe te prodhimi vendas me të mbjellat e kësaj vjeshte. Shqipëria importon pjesën dërrmuese të drithit të nevojshëm, kryesisht nga Rusia, Serbia e Ukraina.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit